Tirana, photo by Albinfo
Tirana, photo by Albinfo
Korca District Court
Korca District Court
Podradec District Court
Podradec District Court
Tirana, photo by Albinfo
Korca District Court
Podradec District Court
October 2016
New Grant Opportunity in Albania

Actions to Address Corruption and Transparency in the Justice Sector or other Public Institutions/Public Services” Grants

The USAID Justice for All program seeks to award grants to Albanian civil society organizations (CSOs), working alone or in meaningful partnerships with other CSOs or  investigative journalists, to promote anti-corruption and good governance. Fostering broader cooperation among CSOs, geographically and thematically as well as with investigative journalists, is key to promoting citizen awareness and demanding positive changes in the justice sector and in other public institutions/public services. The USAID Justice for All project seeks creative, innovative and collaborative applications in support of  activities that will increase efficiency, transparency and accountability and/or expose bad practices, ineffective services, and abuse of office in government agencies in Albania, in particular in the justice sector.

The USAID Justice for All Project plans to award multiple grants for  projects spanning 3 to 12 (twelve) months. Grant funds may be used only for activities directly related to the implementation of the project. Awards will be made in the following categories:

Small grant activities:             Up to $10,000.00

Medium grant activities:          $10,001.00 up to $25,000.00

Large grant activities:              $25,001.00 and above

Only CSOs legally registered in Albania are eligible to apply under this RFA. Applicant organizations should also meet the following criteria:

  • Have at least one year of operational experience.
  • Have a governance structure that ensures proper rotation of leadership and delegation of power, including, at least: a Board of Directors, a Chairperson, and/or an Executive Director.
  • Have a transparent system of bookkeeping that complies with Albanian legislation and International Accounting Standards (IAS).
  • Must not be a debtor, and must have cancelled any debt to the state or arranged for full debt payment prior to receiving the first disbursement of the USAID Justice for All project grant funds.
  • Must operate as an independent non-politically affiliated organization.
  • Must not be debarred, suspended, excluded or otherwise ineligible to receive US Federal funding.
  • Civil servants, political appointees, members of the current parliament, staff of public broadcasting companies, and/or leaders of political parties cannot participate in a grant project, as a director or as grant-remunerated participant.

The USAID Improved Court Performance Project - Justice for All will accept proposals in English only.

Application Package: To download the application package, please see the RFA announcement at www.ewmi.org/JFA. Alternatively, please contact the USAID Justice for All Project at grants_icpp@ewmi.org for an application form. Please reference “RFA-JAG-2016-002” in your request.

Applications will be accepted no later than 17:00 Tirana time on November 7, 2016. Late or unresponsive applications will not be considered.

Proposals: Applicants should submit their proposal and required documents via e-mail to the USAID Justice for All Project at grants_icpp@ewmi.org. E-mails must reference “RFA-JAG-2016-002” in the subject line. Alternatively, applications may be submitted during regular business hours and in a sealed envelope to:

USAID Justice for All

Rr. Skenderbej, Pallati nr. 8, Shkalla 2, Apart. 823

Tirane, Shqiperi

 

Grantin “Nisma për të adresuar korrupsionin dhe transparencën në sektorin e drejtësisë ose institucione/shërbime të tjera publike”

Projekti i USAID-it “Drejtësi për të gjithë” është një projekt pesëvjeçar (2016-2021), i cili ka synim të përmirësojë veprimtarinë e gjykatave shqiptare përmes zbatimit të standardeve gjyqësore gjithëpërfshirëse në drejtim të efikasitetit, transparencës, aksesit dhe përgjegjshmërisë. Gjithashtu, projekti i ofron ndihmë organizatave të shoqërisë civile, gazetarisë investigative dhe medias për të përforcuar rolin e tyre si aktorë të rëndësishëm në procesin e reformës në drejtësi dhe si rojtarë të zbatimit të reformave.

Programi i USAID-it “Drejtësi për të gjithë” synon t’i ofrojë grante organizatave shqiptare të shoqërisë civile (OSHC-ve), që  punojnë më  vete ose në  partneritet domethënës të krijuar me OSHC të  tjera ose gazetarë  investigativë , me qëllim promovimin e mirëqeverisjes dhe luftës kundër korrupsionit. Nxitja e një bashkëpunimi më të gjerë ndërmjet OSHC-ve në rang gjeografik dhe tematik, si dhe e bashkëpunimit të tyre me gazetarinë investigative përbën çelësin për promovimin e ndërgjegjësimit qytetar dhe për të kërkuar ndryshime pozitive në sektorin e drejtësisë dhe në institucione apo shërbime të tjera publike. Projekti i USAID-it “Drejtësi për të gjithë” pret aplikime kreative, novatore dhe bashkëpunuese, të cilat përmbajnë aktivitete që synojnë rritjen e efikasitetit, transparencës dhe përgjegjshmërisë në sektorin e drejtësisë, si dhe aktivitete që ekspozojnë praktikat e këqija, shërbimet e paefektshme dhe shpërdorimin e detyrës në  institucionet shtetërore, veçanërisht në  sektorin e drejtësisë.

Projekti i USAID-it “Drejtësi për të gjithë”planifikon të japë një  sërë  grantesh për projekte që shtrihen nga 3 deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj. Fondet e grantit mund të përdoren vetëm për aktivitetet që lidhen drejtpërdrejt me zbatimin e projektit.

Grantet do të jepen sipas kategorive të mëposhtme:

Aktivitete të grantit të vogël:               Deri në 10,000.00$

Aktivitete të grantit mesatar:              10,001.00$ deri në 25,000.00$

Aktivitete të grantit të madh:              25,001.00 $ e lart

Vetëm OSHC-të e regjistruara ligjërisht në Shqipëri kanë të drejtë të aplikojnë për këtë thirrje për aplikime. Secila nga organizatat aplikante duhet të përmbushë edhe kriteret e mëposhtme:

  • Të ketë së paku një vit përvojë operacionale.
  • Të ketë një strukturë qeverisëse që siguron rotacionin e duhur të udhëheqjes dhe delegimit të pushtetit, duke përfshirë të paktën një Bord Drejtues, një Kryetar dhe një Drejtor Ekzekutiv.
  • Të ketë një sistem kontabiliteti transparent, i cili pajtohet me legjislacionin shqiptar dhe Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IAS).  
  • Nuk duhet të jetë debitor dhe duhet të ketë shlyer çdo borxh ndaj shtetit, ose të ketë marrë masa për shlyerjen e plotë të borxhit para lëvrimit të parë të fondeve të grantit nga Projekti i USAID-it “Drejtësi për të gjithë”
  • Duhet të veprojë si një organizatë e pavarur dhe jo e lidhur politikisht;
  • Nuk duhet të jetë e ndaluar, e pezulluar, e përjashtuar apo e cilësuar si e papërshtatshme për të përftuar fonde federale nga SHBA-ja;
  • Nëpunësit civilë, të emëruarit politikë, anëtarët e parlamentit aktual, stafi i kompanive publike të transmetimit, dhe/ose drejtuesit e partive politike nuk mund të marrin pjesë në një projekt granti si drejtorë apo si pjesëmarrës që shpërblehen nga granti.

Projekti i USAID-it “Drejtësi për të gjithë” do të pranojë vetëm propozimet e dorëzuara në gjuhën angleze.  

Paketa e Aplikimit: Për të shkarkuar paketën e aplikimit, ju lutemi të shihni njoftimin në adresën www.ewmi.org/JFA. Përndryshe, ju lutemi të kontaktoni Projektin e USAID-it “Drejtësi për të gjithë” në adresën grants_icpp@ewmi.org për t’u pajisur me një formular aplikimi. Ju lutemi të përmendni referencën “RFA-JAG-2016-002” në kërkesën tuaj.

Aplikimet nuk do të pranohen pas datës 7 nëntor 2016, ora 17:00 sipas orës lokale në  Tiranë. Aplikimet e dorëzuara me vonesë dhe ato të cilat nuk i përgjigjen kritereve të përcaktuara nuk do të shqyrtohen.

Propozimet: Aplikantët duhet të dërgojnë propozimet e tyre nëpërmjet e-mailit drejtuar Projektit të USAID-it “Drejtësi për të gjithë” në adresën grants_icpp@ewmi.org. Këto e-maile duhet të përmbajnë referencën “RFA-JAG-2016-002” si subjekt të tyre. Përndryshe, aplikimet mund të dorëzohen brenda një zarfi të mbyllur në adresën e mëposhtme dhe brenda orarit normal të punës:

USAID Justice for All

Rr. Skënderbej, Pallati nr. 8, Shkalla 2, Apartamenti 823

Tiranë, Shqipëri